Kronika 27 June 2024, 11:30 Nga VNA

Prokuroria Korçë kërkon ‘Arrest në burg’ për mashtruesin përsëritës, shtetasin E.T.

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria Korçë kërkon ‘Arrest në burg’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Korçë kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal për shtetasin E.T. për veprën penale të ‘Mashtrimit’.

Kërkesa vjen në kuadër të procedimit penal nr.496 të vitit 2022, në bazë të kallëzimit penal të bërë ndaj shtetasit E.T., se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një Iphone 13 pro max njëLaptop i markës "I Mac" si dhe një shumë prej 700 euro.

Denoncuesi ka deklaruar se familja e tij ka një restorant nëfshatin Boboshticë ku shtetasi E.T. ka qenë klient i zakonshëm i restorantit. Pas një njohje disa vjeçare, shtetasi E.T. shprehej se kishte njohje në ministri, bashki, etj dhe kishte shumë njohje që e mundësonin të kishte akses edhe në tendera. Pasi i thotë që tëmarrin pjesë në tender, shtetasi .E.T. u ka thënë se i duhej njëaparat celular i markës "Iphone 13 Pro Max" dhe nje laptop "I Mac" dhe këto dy pajisje do ishin si mostër për tenderin.

Që në momentin që mori pajisjet me këtë shtetas nuk ka pasur kontakt për rreth disa ditë pasi u zhduk dhe nuk përgjigjej. Mëpas vazhdonin justifikime që po vonohet ajo e bankës, po vonohet thesari, etj. Për të siguruar lekët, shtetasi E.T. tha se duhej një numër NIPT, dhe për këtë duheshin 150 000 lekë tëreja për të hapur NIPT-in dhe ai mund ta realizonte me gjysmëne shumës, 75 000 mijë lekë të reja.

Nga dëshmia e penalitetit e siguruar nga Prokuroria e Korçës, shtetasi E.T. rezulton i dënuar më datë 22.02.2008 nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor për veprën penale të"Mashtrimit" me 3 muaj burgim aktualisht i rehabilituar. Ky shtetas rezulton fajtor me vendim gjykate më 2016 për veprën penale "Falsifikimi i dokumentave" dhe "Mashtrimi", i dënuar me 4 vjet burgim. Po kështu, më 2017 nga Gjykata e Lezhës është deklaruar fajtor për veprën penale "Mashtrimi" dhe ështëdënuar me 200000 lekë gjobë, etj.

Aktualisht, ky shtetas ka një procedim penal në Prokurorinë Tiranë po për Veprën penale "Mashtrimi" dhe është në proces hetimi. Ndërkohë ka në ngarkim edhe procedime penale përraste të tjera mashtrimi.

Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme