Kronika 25 June 2024, 17:47 Nga VNA

Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koiçu si Rama: Mjeket hëngrën kumbulla pas shpinës time

Ndaje në Whatsapp
Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koiçu si Rama: Mjeket

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar pas skandalit në spitalin e Onkologjikut ku mjekët kishin ndërtuar një skemë zhvatjeje ndaj të sëmurëve me tumor.

Koçiu, duke ndjekur parimin e kryeministrit me “kumbullat pas shpine”, është mjaftuar se të gjithë personat e përfshirë janë shkarkuar duke mos marrë përgjegjesi për skandalin në fjalë.

“Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit  e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor” - tha Koçiu.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme