Kronika 26 June 2024, 11:53 Nga VNA

Masa sigurie për inceneratorët/ SPAK përgënjeshtron: Mos spekuloni

Ndaje në Whatsapp
Masa sigurie për inceneratorët/ SPAK përgënjeshtron: Mos

Lajmet e mbrëmjes së të martës ku u spekulua nga disa media se SPAK ka dhënë disa masa sigurie për inceneratorët, janë përgënjeshtruar nga vetë SPAK.

"Një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Flitet për 20 masa sigurie."

Ky ishte lajmi që qarkulloi në disa media. SPAK me një reagim njofton se nuk ka asnjë operacion të tille dhe kërkojnë nga mediat të shmangin spekulimet.

Njoftimi nga SPAK

Përshëndetje,

Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:

SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni.

Gjithë të mirat!

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme