Kronika 25 June 2024, 17:55 Nga VNA

“Kap pushimet naj Tajlandë, 5 operacione janë”/ Zbardhen bisedat mes mjekëve tek Onkologjiku: 300 euro operacioni, për një javë bëhesh për Maldive

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria zbërthen bisedat mes mjekëve dhe specialistëve të Onkologjikut, të cilët me qëllim përfitimin nuk jepnin shërbimin për pacientët e prekur me kancer, por i dërgonin ato në klinika private, ku qytetarët paguanin miliona, vetëm e vetëm të shpëtonin jetën.

Në një nga bidesat mes një personi të paidentifikuar dhe Dr.Ami Rea, bie në sy fakti se ata planifikonin pushime në Maldive me lekët që do siguronin nga kryerja e operacioneve të personave të prekur nga kanceri.

“Kape shtrengoje mondin nxirt leket thuaj!”, u shkruan  personi që do ta identifikojmë në vijim me X.

Dr. Ami Rea i përgjigjet: Me majën e gishtit më hedh tutje ai. Si buldozer është!

X i shkruan: “Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë. Nuk shkon shumë, 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti”.

“Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?”, i përgjigjet Dr. Ami Rea. Por X vijon: “llogarita 300 euro operacionin, jo 500. Për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë”.

Këto biseda dëshmojnë se me jetën e qytetarëve është bërë biznes në QSUT dhe asnjëherë nuk është mbajtur përgjegjësi. Në rastin konkret përgjegjësia nuk mbetet vetëm tek disa mjekë, të cilët nuk mundet të veprojnë pa “bekimin” e instancave më të larta. Dhe kur përfshihet kupola, krimi nuk është i thjeshtë. Por duhet hetuar si grup kriminal.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme