Kronika 27 June 2024, 10:41 Nga VNA

Skandali në Onkologjik/ Mjekja shpërthen ndaj gazetarëve për publikimin e fotove

Ndaje në Whatsapp
Skandali në Onkologjik/ Mjekja shpërthen ndaj gazetarëve për

Alketa Pere një nga mjeket e dyshuara për skandalin tek Onkologjiku ka mohuar akuzat, por më shume duket se e kanë bezdisur fotot që i janë publikuar në media sesa përfshirja në skandal.

Alketa Pere mohon të punojë në klinika private dhe kërkon të ruhet etika nga gazetarët.

Të hetohen të gjithë spitalet private për naivitetin që kryejnë. E falënderoj prokurorin për punën që bën. Unë do të prononcohem mbrapa. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme. Do të sqarohet gjithçka. Ju bëj me dije mediave se….Nuk punoj në asnjë klinikë private. Një minutë….një nga një..Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik. Kam dhe pacient me kancer në familje. E di se çdo të thotë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet….jam shumë e lumtur me prokurorin, që e ka quajtur ‘rrugëtimi’. Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat, se kush i ka drejtuar pacientët në privat. Kush i ka drejtuar ata. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar…..Nuk jam e shkarkuar. Do të shkojë në Onkologji. Po kush je ti mo, ti s’je askushi!”, tha ajo.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme