Kronika 28 June 2024, 13:35 Nga VNA

Olsi Rama në SPAK, për padinë e ngritur nga Gazment Bardhi

Ndaje në Whatsapp
Olsi Rama në SPAK, për padinë e ngritur nga Gazment Bardhi

Vëllai i kryeministrit Rama Olsi Rama është paraqitur sot rreth orës 13.30 në SPAK.

SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal të kallezimit që Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama bëri ndaj Gazmend Bardhit. Ai e kallezoi Bardhin për kallëzim të rreme. Bardhi e akuzon ndërkohë per lidhje me boset e laboratorit te Xibrakes. Ai mohoi akuzat per lidhje me trafikantet e kokainës, ndërsa pranoi se ka udhetuar me një automjet drejt Selanikut.

Në kallzimin e tij Olsi Rama thotë se shpifja është bërë për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

“Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”, tha ai.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme