Kronika 28 Qershor 2024, 10:03 Nga VNA

Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit. Pastronte para

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit. Pastronte para
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit, biznesmen, si dhe emër shumë i njohur në rrjetet sociale. Kristian Boçi akuzohet se krijoi një shoqëri tregtare ku pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë. Pasuria e sekuestruar zotëroheshe nga Kristian Boçi dhe Drilona Boço gruaja e tij, Elman Abule, Marisa Nito, Ender Boci, Eliverta Boci dhe Vladimir Avrami. si dhe 4 njerëzve të lidhur me ta, që dyshohet se janë përftuar nga të ardhurat trafikut të lëndëve narkotike.

Prokuroria kërkoi: Vendosjen e masës  së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:

- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K.B., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

  Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro. Reagimi i Kristian Boçit:

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Kristian Boçit. Në një postim në rrjetet sociale, ai përmend aktivitetet e tij të bamirësisë, ku thotë se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka mundësi ekonomike.

“Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska. Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty. Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë” - shkruan Boçi.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme