Kronika 29 June 2024, 13:10 Nga VNA

Video/ Arrestohet në Shijak, Astrit Avdyli, kreu i grupit kriminal i Avdylajve

Ndaje në Whatsapp
Video/ Arrestohet në Shijak, Astrit Avdyli, kreu i grupit kriminal i

Arrestohet në Shijak Astrit Avdyli, kreu i grupit kriminal Avdylaj. Burime të bësuara te Policisë së Shtetit i thanë VNA se Avdyli u arrestua në shtëpinë e tij në Shijak. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

Gjithashtu mësohet se në momentin e arrestimit iu gjet dhe një pistolet që e mbante me vete.

Astrit Avdyli ishte në aleancë kriminale me Arben Ndokën, ish-deputet socialist dhe Ervis Martinajn, bosin e kumarit të zhdukur pa gjurmë dhe bënin plane për vrasjen e Durim Bamit, të fortit të Niklës.

Më herët, Avdyli doli në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për shitblerje votash në kuadër të dosjes së bujshme 339.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka shpërndarë edhe pamjet nga arrestimi i Avdylajt.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme