Kronika 29 June 2024, 12:19 Nga VNA

Shoqëroi Ervis Martinaj në arrati para se të zhdukej, Prokuroria rekurs në GJL për ish-specialistin e Operacionales Jeton Lami

Ndaje në Whatsapp
Shoqëroi Ervis Martinaj në arrati para se të zhdukej, Prokuroria

Prokuroria paraqiti rekurs në gjykatën e Lartë për ish-policin e Operacionales Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinaj në arrati, përpara se ai të zhdukej pa gjurmë.

Jeton Lami, u dënua me 2 vite e dhjetë muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe tashmë ka rifituar lirinë. Por prokuroria kërkon dënim më të lartë për të. Ndërkohë Lami ka bërë po ashtu rekurs në gjykatën supreme.

Relatori i çështjes sipas të dhënave në faqen zyrtare të gjykatës, do të jetë Ilir Panda.

Jeton Lami u arrestua në gusht të 2022, pak ditë pasi familja e mbretit të kumarit bëri denoncim për zhdukjen e tij, edhe pse Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Arta. Policia zbuloi se Lami ndihmonte Martinajn ti shpëtonte aksioneve të policisë, ndërsa 4 ditë para se ai të zhdukej, ish-agjenti i Operacionales e shoqëron mbretin e bizhozit në një hotel në Durrës, ku bashkë me ta ishte dhe një Miss.

Jeton Lami është kontakti i fundit i Ervis Martinaj dhe mund të ketë dijeni për zhdukjen e tij, por ai refuzoi të rrëfehej për hetuesit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme