Kronika 2 Korrik 2024, 12:08 Nga VNA

Goditet grupi kriminal, trafikoi drogë me vlerë 1 mln euro, kreu jetonte në Shqipëri, e dirigjonte aktivitetin në distancë

Ndaje në Whatsapp
Goditet grupi kriminal, trafikoi drogë me vlerë 1 mln euro, kreu

SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze goditi një grup kriminal të trafikut të drogës dhe dërgoi në pranga 19 persona, tre prej të cilëve në Shqipëri.

Sipas Prokurorisë së Posacme, grupi kriminal drejtohej nga Redian Doda, jetonte në Shqipëri dhe e drejtonte trafikun në distancë. Redian Doda dhe dy persona të tjerë, Zabit Fisniku e Fabi Isaku u arrestuan në vendin tonë, ndërsa u ushtrua kontroll në 10 banesa e biznese. SPAK deklaroi se lënda narkotikë e sekuestruar kap vlerën  e mbi 1 milion euro.

Hetimi në Shqipëri nisi në 2023 për trafik droge e grup kriminal dhe më pas u ngritën grupe të përbashkëta hetimore me autoritetet franceze.

 

Hetimet në Francë

Nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Aktivitet i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.

Hetimet në Shqipëri

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve janë identifikuar 19 persona (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të narkotikëve.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve.

Në Shqipëri, Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Redian Doda, Zabit Fisniku, Fabi Isaku, të cilët janë vënë më pas në pranga, ku në aksion morën pjesë dhe oficerët e Xhandarmërisë Franceze (pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore).

Ndërsa janë ushtruar 10 kontrolle në banesa, biznese, automjete apo edhe persona të ndryshëm.

Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon, sipas SPAK, vlerën prej 1 milion euro.

Goditet grupi kriminal, trafikoi drogë me vlerë 1 mln euro, kreu jetonte në Shqipëri, e dirigjonte aktivitetin në distancë

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme