Kronika 3 Korrik 2024, 19:38 Nga VNA

Tregtuan drogë me vlerë 3 mln euro drejt Gjermanisë, SPAK arreston financuesin e grupit kriminal

Ndaje në Whatsapp
Tregtuan drogë me vlerë 3 mln euro drejt Gjermanisë, SPAK

SPAK bën të ditur zytarisht se nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim Islam Sefa.

Duke u bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Në vijim sqarohet se autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap shifrën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

300 (treqind) dollarë;

2 (dy) laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 (një) orë e markës Rolex

4  çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMË X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;

Njoftimi nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

300 (treqind) dollarë;

2 (dy) laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 (një) orë e markës Rolex

4  çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMË X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

Video

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme