Kronika 5 July 2024, 14:30 Nga VNA

Donin të nxirrnin nga Shqipëria 84 mijë euro pa i deklaruar, arrestohen 2 polakë në doganën e Hanit të Hotit

Ndaje në Whatsapp
Donin të nxirrnin nga Shqipëria 84 mijë euro pa i deklaruar,

Dy polakë kanë tentuar të nxjerrin nga territori shqiptar një shumën prej 84 mijë eurosh pa i deklaruar.

Policia njofton se shuma e parave u sekuestrua, ndërsa hetimi për këto dy persona do të kryhet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Doganës së Hanit të Hotit:

Tentuan të nxirrnin nga Shqipëria, pa i deklaruar, rreth 84 000 euro, procedohen penalisht 2 shtetas polakë.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pkk.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme