Kronika 5 July 2024, 13:55 Nga VNA

I implikuar në aferën e Inceneratorit të Tiranës, Apeli i GJKKO çon në burg ish zyrtarin e Bashkisë

Ndaje në Whatsapp
I implikuar në aferën e Inceneratorit të Tiranës, Apeli i

Namik Simixhiu ish zyrtar i Bashkisë së Tiranës i dyshuar për aferën e inceneratorit të Tiranës dërgohet në masën e sigurisë arrest me burg. Ai ndodhej në arrest shtëpie dhe Apeli i Posaçëm e ashpërsoi masën.

Ajo që bie në sy është që Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Thënë ndryshe afera e inceneratorit të Tiranës po hetohet si grup kriminal. Per këtë çeshtje është arrestuar edhe ish zyrtari tjetër i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha.

Njoftimi i Apelit të GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Dhimitër Lara, sot më 05.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim N.S., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin z. N.S., duke urdhëruar:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme