Kronika 5 July 2024, 10:43 Nga VNA

Abuzimet me fondet e SASPAK/ Si Beqaj tradhtoi veten dhe u zbulua se ishte pronar në hije i “Gzonës”

Ndaje në Whatsapp
Abuzimet me fondet e SASPAK/  Si Beqaj tradhtoi veten dhe u zbulua se ishte

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili përfundoi në pranga nën dyshimet për korrupsion me fondet e BE-së kur drejtonte Agjencinë SASPAK, bëri të gjitha përpjekjet të fshihte pronësinë mbi një restorant luksoz në zemër të kryeqytetit, brenda ambjenteve të Kalasë së Tiranës. Por investimet që kreu në këtë restorant përmes të besuarit të tij, Ermal Kurtulaj, po ashtu i arrestuar bëri që Prokuroria e Posacme të zbulonte manovrat e tij.

“Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “Gzona” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim Ilir Beqaj, i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un”, thekson SPAK.

Pra, sipas hetimeve të SPAK, ka dyshime të forta se pronari de fakto i restorant Gzonës është ish-ministri Ilir Beqaj.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posacme rezulton që Ilir Beqaj të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë për blerjen  e pasijeve të restorantit.

Ndërsa ka shpezuar 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë.

“Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtula, i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore”, thekson SPAK

Për llogari të restorant Gzonës janë lëshuar fatura fiktive nga subjekte të tjera tregtare, me qëllim për të fshehur lidhjen e Beqajt me këtë restorant.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme