Kronika 6 July 2024, 09:28 Nga VNA

Konflikte të vazhdueshme mes pedagogëve në Fakultetin Ekonomik, arrestohet pasi goditi vartësen

Ndaje në Whatsapp
Konflikte të vazhdueshme mes pedagogëve në Fakultetin Ekonomik,

Mirdaim Axhami, shef i departamentit në Fakultetin Ekonomik në Tiranë është arrestuar pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur vartësen e tij.

Njoftimi vjen nga policia për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në ambjentet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa ( Elmazi) ish-deputete e Partisë Demokratike.

Pedagogia ka pretenduar se Axhami e ka goditur ndërsa ai ka pretenduar se thjesht e ka kapur për krahu. Të dy bënë kallëzim pranë komisariatit numër 1 në Tiranë.

Shkaku i nisjes së debatit dyshohet se nisi për tezat e provimit dhe pse përplasja e tyre nuk ishte për herë të parë pasi 10 ditë më parë kanë pasur sërish një konflikt me njëri tjetrin.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme