Kronika 10 Korrik 2024, 16:49 Nga VNA

GJKKO i lë detyrë SPAK: Heto në themel skandalin e mikrokredive. Mos anashkaloni as guvernatorin

Ndaje në Whatsapp
GJKKO i lë detyrë SPAK: Heto në themel skandalin e mikrokredive.

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë skandalin e zhvatjes me mikrokreditë ku një nga të kallëzuarit është guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ishte Prokuroria e Tiranës e cila kerkoi në Gjykatën e Tiranës pushimin e çështjes penale per shkak se nuk provohej se vepra penale e shpërdorimit të detyrës nuk ekzistonte. Gjykata e Tiranës ia kaloi çështjen për kompetencë Gjykatës së Posaçme.

Për shkak se bëhet fjalë për subjekt të posaçëm, Gjykata vendosi të shpallë të pavlefshëm vendimin e Prokurorisë së Tiranës dhe urdhëroi SPAK të hetojë e gjejë përgjegjësit. Gjykata fillimisht njoftoi se kërkues ishte SPAK, por përmes një njoftimi të dytë e korrigjoi gabimin. SPAK duhet të përfundojë hetimet brenda 3 muajve sipas urdhërimit të gjykatës.

 

Njoftimi i plotë i GJKKO:

 

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka paraqitur përpara gjyqtarit të seancës paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesën penale me objekt: Pushimin e procedimit penal nr. 1360, të vitit 2022 për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
  2. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë, me vendimin Nr. 1038, date 07.06.2024 ka vendosur: Shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua si gjykatë kompetente, duke qenë se kallëzimi drejtohej ndaj një subjekti të posaçëm. Aktet janë regjistruar pranë kësaj të fundit më datë 11.06.2024 dhe është shortuar më datë 12.06.2024.
  3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 75/a; 128, 128/a, pika 1, shkronja “b”, 131/2, 332/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95 datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionin e institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar”, me vendimin Nr. 52, datë 10.07.2024, vendosi:

1.Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të aktit “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 1360, të vitit 2022 të Prokurorit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që ka si objekt hetimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

2. Kthimin e akteve të procedimit penal nr.1360/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3. Veprimet hetimore të urdhëruara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi duhet të kryhen brenda 3 (tre) muajve.

4. Caktimin e seancës gjyqësore paraprake datë 16.10.2024, ditë e mërkurë, ora 10:00.

5. Urdhërohet sekretaria e gjykatës t’i njoftojë vendimin Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda afatit ligjor.

Tiranë më datë 10.07.2024

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme