Kronika 10 July 2024, 09:51 Nga VNA

11 persona të arrestuar/ organizonin lojëra fati

Ndaje në Whatsapp

Janë arrestuar 11 persona nga Policia e Tiranës pasi organizonin lojëra fati. Dy persona të tjerë janë proceduar dhe një është shpallur në kërkim.

Njoftimi: 

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Big Match”.

Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune hetimore të mirorganizuar, janë identifikuar subjekte dhe shtetas të dyshuar, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për lotari sportive.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

– A. M., 49 vjeç, A. S., 50 vjeç, D. S., 48 vjeç, F. K., 22 vjeç, H. M., 28 vjeç, I. S., 46 vjeç, K. L., 25 vjeç, Sh. B., 60 vjeç, K. B., 31 vjeç, R. Xh., 36 vjeç, dhe M. D., 21 vjeç.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme