Kronika 9 July 2024, 16:37 Nga VNA

Dyshime se abuzoi seksualisht me punonjësen e hotelit gjatë Europianit, nisin hetimet për zyrtarin e FSHF

Ndaje në Whatsapp
Dyshime se abuzoi seksualisht me punonjësen e hotelit gjatë

Një shqiptar është vënë në hetim nga Prokuroria publike e Dortmundit, i cili sipas mediave gjermane thuhet se ka qenë supervizor i Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Sipas medias gjermane, shqiptari ka pasur një akuzë për abuzim seksual ndaj një punonjëse hoteli.

“Mësohet se ka pasur një sulm seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u strehua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli dhe më pas ka kryer akte sekuslae pa dëshirën e saj” - thuhet më tej në shkrim.

Ndërkoh Prokuroria nuk është prononcuar për këtë rast, por theksohet se deri më tani nuk ka ende një urdhër arresti. Sakaq thuhet se shqiptari në fjalë, është larguar nga Gjermani dhe ndodhet në Shqipëri.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme