Kronika 10 July 2024, 16:28 Nga VNA

Akuzohet se ka abuzuar seksualisht me pastruesen e hotelit në Gjermani, zbulohet identiteti i punonjësit të FSHF

Ndaje në Whatsapp
Akuzohet se ka abuzuar seksualisht me pastruesen e hotelit në Gjermani,

Është zbuluar identiteti i punonjësit të FSHF, i cili ngacmoi seksualisht punonjësen e hotelit në Dordmund ku qëndruan për Euro 2024. Mësohet se bëhet fjalë për Orges Tujanin, i cili është ndihmës magazinier i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithçka ka ndodhur, pasi një punonjëse e shërbimit ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një pjestar i stafit të kombëtaren shqiptare. Pas denoncimit, autoritetet gjermane po kryejnë të gjithë veprimet e duhura ligjore e proceduriale për të trajtuar çështjen.

Por nga të dhënat paraprake mësohet se punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim Tujanin si futbollist të përfaqësueses shqiptare, e duket ka dhënë shenja afrimi. Por më pas kur ka mësuar të vërtetën, është sjellë ftohtë, por duket se punonjësi i FSHF-së ka vijuar me insistimin për të krijuar një relacion me punonjësen.

Siç bën të ditur gazeta gjermane BILD, pastruesja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen, ka lajmëruar policinë më 23 qershori. E reja u tha komisarëve të policisë në Unna se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

Sipas Bild, zëdhënësja e prokurorisë që po heton ngjarjen tha se për momentin nuk ka një kërkesë për urdhër arresti nuk është paraqitur.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme