Kronika 11 Korrik 2024, 13:25 Nga VNA

Berisha si Beqaj refuzon të paguajë tarifën e gjykatës për të marrë aktet e dosjes. Gjokutaj: Kanë praktikën e Beqajt, çështje standarti

Ndaje në Whatsapp
Berisha si Beqaj refuzon të paguajë tarifën e gjykatës

Polikanët shqiptarë nuk i kursejnë akuzat ndaj njëri-tjetrit. Akuza të forta, e shpeshherë vënë në target edhe familjarët e tyre. Por kur vjen puna të drejtësia ngjan se bëhen bashkë dhe përpiqen të shfrytëzojnë strategjitë e njëri-tjetrit, për t’ia hedhur sa më lehtë e sa më shpejt ligjit.

E duket se në mënyrë po vepron ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Përmes avokatëve po tenton të shmangë pagesën në gjykatë për marrjen e akteve të dosjes, duke iu referuar precedentit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili aktualisht ndodhet në pranga nën dyshimet për korrupsion me fondet e BE-së kur drejtonte agjencinë SASPAK.

Ishte ky i fundit, që refuzoi disa kohë më parë pagesën për marrjen e dosjes që lidhej me aferën e sterilizimit, për të cilën është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorimn detyre, kryer në bashkëpunim. Atëkohë Beqaj, ndaj të cilit ishte caktuar masa e detyrimit për paraqitje, e ndoqi cështjen në rrugë gjyqësore, madje pati ditë që u paraqit në zyrat e SPAK dhe studionte aty materialet për orë të tëra.

Këtë të enjte në gjykatën e Posacme, u zhvillua një seancë për ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë së cilës SPAK duhet të njoftonte për hetimet e kryera përgjatë 2 muajve të fundit. Avokatët kërkuan marrjen e dokumentave, por gjykata i njoftoi se duhet të paguanin.

Genci Gjokutaj e kundërshtoi këtë fakt, duke sjellë në vëmendje të institucioneve të drejtësisë precedentin Beqaj.

“Kolegu ka ardhur në gjykatë dhe ata i kanë vënë kusht që këto akte mund të merrem kundrejt pagesës. Të kuptohemi ky nuk është problem apo dëshirë për të mos paguar, edhe cështje standarti. Sepse ligji i ka ndarë shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit. Kanë edhe praktikën e zotit Beqaj që ja kanë dhënë aktet”, tha z.Gjokutaj.

Avokati shtoi më tej se “ne i kemi të domosdoshme dhe të nevojshme aktet”.

I pyetur lidhur me zgjatjen e afateve të hetimit deri më 2 tetor 2024, Gjokutaj deklaroi:

“Rruga e zvarritjes. Afërmendsh gjykata bën atë që thotë SPAK. Duhet të dini, këto gjera i di Edi Rama dhe Irena Maneku. Mund t’iu drejtoheni atyre, nëse do të mund t’iu përgjigjen. Shoh që arsyeja është thellësisht serioze për ta”, theksoi më tej avokati.

Gjokutaj tha se avokatët duhet të tërheqin plot 12 fashikujt, por më tej ironizoi se “proceset politike janë ata që kanë rendimentin më të lartë, sepse printojnë letra pa lidhje”.

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme