Sociale 23 January 2025, 20:11 Nga VNA

Situata gripale në vend pëson rritje të ndjeshme, regjistrohen 19 mijë raste në javë

Ndaje në Whatsapp
Situata gripale në vend pëson rritje të ndjeshme, regjistrohen 19

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është konsideruar si pragu epidemik.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, theksoi se krahas gripit në vend po bashkëqarkullon kovidi-19 dhe virusi RSV.

“Predominojnë nëntipat e gripit A dhe atij B, ka raste të COVID dhe të RSV, që është edhe sezoni i këtyre virozave. Java e parë rezulton me 17 mijë të infektuar dhe java e dytë me 19 mijë, pra ka një rritje të depistimeve të bëra. Gjendja epidemiologjike në vend është në rritje akoma, por nuk jemi në pikun e epidemisë së sezonit të dimëror”, u shpreh Brataj.

Teksa apelon të ruhen masat e higjienës, z. Brataj rekomandon edhe rastet se kur qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku apo urgjenca.

“Higjiena është kryesore. Kur jeni me grip nuk duhet të shkojmë në spital, pasi nëse shkon mund të marrësh edhe RSV apo kovidin. Gripi është sëmundje për regjim në shtëpi dhe nëse ka simptoma më të rënda, si kolla e fortë dhe me sekrecione, ndryshime neurologjike dhe probleme me frymëmarrjen, këto janë shenja që duhet të shkojnë në spital”, tha Brataj.

Më herët për situatën epidemiologjike në vend ka reaguar edhe ministrja Albana Koçiu, e cila deklaroi se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet e gripit.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme