Sociale 23 January 2025, 09:19 Nga VNA

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e infermierë, vetëm në vitin 2022 u larguan 465 nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024.

Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se.

Shumica e vendeve europiane po përballen me mungesa të konsiderueshme në disa kategorive të punonjësve shëndetësorë për shkak të rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor si dhe reduktimit të orarit të punës të disa kategorive të punonjësve që synojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Këto mungesa të fuqisë punëtore në shëndetësi do të përkeqësohen në vitet e ardhshme, të nxitura nga dyfishimi i popullsisë së vjetër në njërën anë dhe plakjen e punonjësve të shëndetësisë në anë tjetër. Studimi vë në dukje se sistemi shëndetësor i BE-së është para një kërcënimi serioz.

Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart në BE parashikohet të rritet nga 23% në 2023 në gati 30% deri në vitin 2050, kërkesa për shërbime shëndetësore pritet të rritet gjithashtu. Në anën e ofertës, një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë janë afër moshës së pensionit në një numër të konsiderueshëm vendesh të BE-së. Këto zhvillime do të kërkojnë një fluks të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj shëndetësorë për ti zëvendësuar.

Analiza të tjera kanë zbuluar tendenca shqetësuese, të tilla si nivele të larta të pakënaqësisë në punë midis punonjësve aktualë të shëndetësisë. Nivelet e pakënaqësisë janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19, në një kohë që ka rënë interesi për karrierën shëndetësore tek të rinjtë.

Sfidat e fuqisë punëtore do të kërkojnë një qasje të shumë-anshme, me disa politika që kanë ndikim në afat të shkurtër. Numri në rënie i aplikantëve për programet e infermierisë në disa vende nënvizon urgjencën për të bërë karrierën në infermieri më tërheqëse. Përmirësimi i kushteve të punës dhe shpërblimit të punonjësve shëndetësorë duhet të aplikohet si një hap i parë thelbësor dhe që parandalon një cikël vicioz dorëheqjesh.

Shumë vende janë duke shikuar si zgjidhje rritjen e migrimit ndërkombëtar të punonjësve shëndetësorë në Europë si pjesë e strategjive që shumë vende po përdorin për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore.

Ndërsa rekrutimi i profesionistëve shëndetësorë të trajnuar nga jashtë mund të sigurojë një zgjidhje të shpejtë për nevojat e brendshme, mbështetja e tepërt në këtë qasje është joefikase dhe do të përkeqësojë mungesat në vendet e origjinës duke krijuar dobësi në sistemet shëndetësore të vendeve të destinacionit. Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara që teka po shkollon me fonde publike qindra dhe mijëra infermierë të cilët janë të destinuar për shtetet e huaja./ Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme