Sociale 22 Janar 2025, 16:21 Nga VNA

Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

Ndaje në Whatsapp
Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap

  • Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika.

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontratë pune. Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut. Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund t'a kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune. Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”,  janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë sipas tij zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet. “Aktualisht në institucionet e sigurisë së lartë vuajnë dënimin afërsisht 500 të dënuar, ndërsa në institucionet e sigurisë së zakonshme afërsisht 1200 të dënuar.  Aktualisht kemi 0 të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e sigurisë së ulët dhe 0 të transferuar në institucion të hapur,” tha Naço për BIRN. Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces “ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme”. Nga ana tjetër, Naço thekson se nisma ka synim kryesor uljen e kostove në buxhetin e shtetit, i cili sipas tij është dyfishuar në 4 vitet e fundit,  dhe se propozimet janë bazuar mbi një studim të kryer nga Instituti Parlamentar mbi regjimin e burgjeve në vendet e BE-së dhe rajon. Nismëtari nuk veçon ndonjë sfidë apo rrisk në zbatimin e kësaj nisme, por Komiteti Shqiptar i Helsinkit – një organizatë e të drejtave të njeriut që mbikëqyr sistemin e burgjeve, ngre disa shqetësime në një ‘vlerësim paraprak’ se lehtësirat ligjore mund të keqpërdoren për lirimin e të dënuarve për krim të organizuar. Po ashtu, KSHH sugjeron që të mos ndryshohet autoriteti vendimmarrës, duke pasur parasysh praktikat korruptive që pretendohen nga të dënuarit dhe të hetuara deri më sot. “Në kushtet dhe problematikat që kanë shoqëruar sistemin penitenciar në vendin tonë sikurse kanë qenë edhe rastet apo praktikat korruptive dhe favorizuese, ndryshimi i autoritetit që bën kalimin e të dënuarve nga një burg i sigurisë së lartë në atë të sigurisë së zakonshme mendoj që nuk është i drejtë,” tha Erida Skëndaj, kryetare KSHH-së. “Jo detyrimisht një i dënuar në sigurinë e lartë që ka kryer jo më pak se 2/3 e dënimit shfaq më pak rrezikshmëri, ndaj gjykata që është organi që e ka këtë kompetencë sipas ligjit në fuqi ofron më shumë garanci në drejtim të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit,” shtoi ajo. Sipas Skëndajt, procedura e kalimit nga burgjet e sigurisë së lartë në ato me siguri të ulët u hap rrugë kësaj kategorie të burgosurish që të kalojnë në sistemin e burgjeve të hapura. “Kriteret për dënimin e pakryer barazohen si në kalimin e parë edhe në atë të dytë, gjë që nuk është proporcionale,” thekson ajo. Edhe rritja e kriterit të kohës së mbetur të dënimit për ata që përfitojnë nga ‘burgu i hapur’ nga 6 muaj që e ka ligji aktual në 2 vjet e 6 muaj shihet si problematike nga KSHH. “Me ndryshimet ligjore që propozohen lehtësohet kalimi nga siguria e lartë deri në burgjet e hapura, i hapet rrugë punësimit të të dënuarve tyre jashtë institutcionit, ndërkohë që ekziston rreziku që ata të kryejë veprimtari kriminale të rrezikshme, sidomos nëse kemi në konsideratë të dënuarit për forma të ndryshme të krimit të organizuar,” tha Skëndaj, duke shtuar se në këtë rast më sa paku duhet të përfshihet si ‘filtër verifikimi’ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Brenda Kuvendit, nisma nuk është përballur deri më tani me kritika. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, i cili është nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë që drejtohet nga Naço, i tha BIRN se e vlerësonte nismën pavarësisht risqeve që mund të përmbajë. “Më duket nismë e mirë”- tha ai në një bisedë telefonike, duke shtuar se “nuk mohoj që mund të ketë problematika, por në përgjithësi e mbështes”. Reporter.al

Video

SHBA publikon pamje të sulmeve ndaj Iranit Shtetet e Bashkuara kanë publikuar gjatë fundjavës video që, sipas tyre, tregojnë operacione ushtarake ku goditen dhe shkatërrohen dronë dhe automjete iraniane. Pamjet janë shpërndarë nga ushtria amerikane si pjesë e informimit mbi veprimet e saj në konfliktin në Lindjen e Mesme. Në video shfaqen sulme ajrore dhe shpërthime ndaj objektivave të dyshuara në territorin iranian. Megjithatë, agjencia Reuters bën të ditur se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur vendndodhjen dhe datën e saktë të këtyre pamjeve. Po ashtu, nuk janë gjetur versione më të hershme të videove të publikuara para datës së shpërndarjes së tyre.

Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Arabia Saudite njofton se ka interceptuar raketa balistike të drejtuara drejt Riadit, duke rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit në rajon. Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën e energjisë dhe ujit në vendet e Gjirit nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ndaj rrjetit të tij elektrik. Kërcënimi vjen pasi rajoni varet në masë të madhe nga desalinizimi për furnizimin me ujë të pijshëm. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një afat deri të hënën në mbrëmje, duke paralajmëruar se SHBA mund të godasë centralet energjetike iraniane nëse Teherani nuk rihap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve. Ndërkohë, Teherani ka deklaruar se ngushtica mbetet e hapur për të gjithë, përveç “armiqve”.

Një avion i Air Canada u përplas me një mjet zjarrfikës në pistën e aeroportit LaGuardia në Nju Jork rreth orës 23:40 të së dielës. Mjeti i zjarrfikësve po i përgjigjej një incidenti tjetër kur ndodhi përplasja. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për të lënduar, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të avionit. Pas incidentit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ndaloi fluturimet dhe aeroporti pritet të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të së hënës për hetime.

Policia dhe protestuesit shkëmbyen sot gaz lotsjellës dhe fishekzjarrë e molotovë në protestën e 6-të kombëtare të opozitës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme