Sociale 22 January 2025, 23:16 Nga VNA

Skema e pensioneve në kolaps? Në vitin 2060, një në tre shqiptarë do të jetë i moshuar mbi 65 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Skema e pensioneve në kolaps? Në vitin 2060, një në tre

Gati një në tre shqiptarë në vitin 2060 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga pak më shumë se 473 mijë në çendin e fundit, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 667 mijë. Sipas parashikimeve të zymta të Institutit të Statistikave, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2060-n, do të përbëjnë mbi 40 për qind të totalit të popullsisë.

“Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-n ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022”, deklaroi Klodian Muço, ekspert për ekonominë.

Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ndërkohë pritet të rrisë me plotë 17 vite moshën mesatare të popullsisë. Nga 42.5 vite aktualisht, mosha mesatare pritet të arrijë në 50 vite në vitin 2060.

Në kushtet që zhvillimet demografike nuk po përcjellin ndonjë shenjë optimizmi, Ministria e Financave është duke rishikuar skemën e pensioneve. Kjo me qëllim për të shmangur një kolaps të mundshëm të saj.

“Që të rishikohet skema duhet që o të rritesh vitet e punës për dalën në pension, politikë kjo që do të ngjallte reagim në popullatë, ose të rritës kostot. Pra të rritësh kontributet duke ia ngarkuar këtë barrë biznesit dhe administratës publike nëpërmjet rritjes së pagave”, u shpreh eksperti Klodian Muço.

Bashkë me shtimin e të moshuarve, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se për shkak të uljes së viteve të kontributeve, së afërmi shumë shqiptarë të rrezikojnë të mbesin pa pension. Të dhënat tregojnë se për të dalë në pension vitin e shkuar duheshin 37.5 vite punë, po mesatarisht të moshuarit patën vetëm 27 vite me sigurime./A2/

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme