Sociale 23 January 2025, 08:43 Nga VNA

Italianët, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shënuan rritjen më të lartë në 2024

Ndaje në Whatsapp
Italianët, “adhuruesit” më të mëdhenj të

Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht.

Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa i takon vizitorëve në vend. Për 11 mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me një rritje prej 33.2% me bazë vjetore.

Nga 1.5 milionë më shumë turistë që hynë në vend për 11 mujorin, rreth 20% e tyre ishin italianë, duke qenë grupi me rritjen më të madhe në numër. Italianët ishin grupi i dytë më i madh i shtetasve të hyrë në vend për 11 mujorin, me 10% të totalit, pas Kosovës.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo rritje ishte e dukshme edhe gjatë vjeshtës 2024 dhe konkretisht muajit nëntor kur ky grup shënoi 22.7 për qind rritje. Në total në nëntor na vizituan mbi 73 mijë turistë nga vendi fqinj.

Ajo që bie në sy është një tërheqje e dukshme e polakëve gjatë nëntorit 2024 që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë është me një ulje 20 për qind. Pavarësisht kësaj polakët kanë shënuar një rritje të dukshme si 11 mujor 2024 nivel që u regjistrua në 67.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Turoperatorët konfirmuan se rritja e polakëve gjatë vitit 2024 ishte e menjëhershme dhe agjencitë e huaja kërkuan shtim të kapacitetit në strukturat ku më herët kishin lidhur kontrata garancie. Edhe për vitin 2025 pritshmëria për këtë grup që vjen kryesisht në formë të organizuar në zonën e Golemit është pozitive.

Kosova që mban peshën kryesore të turizmit në vend gjatë nëntorit ka shënuar një tkurrje me 1.9 për qind në raport me vitin paraardhës.

Pritshmëria ishte që kjo zbehje të ishte edhe më e fortë si efekt i liberalizimit të vizave por strukturat hoteliere konfirmuan se në fundjava shqiptarët e Kosovës po i ishin më të pranishëm duke treguar për një rikthim të tyre.

Ndërkohë sa i takon 11 mujorit Kosova ka regjistruar një rritje vetëm me 0.9 për qind në 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kjo rritje thuajse inekzistente erdhi si efekt i disa faktorëve ku përveç liberalizimit të vizave rol luajti edhe zhvlerësimi i euros si dhe perceptimi se Shqipëria u shtrenjtua sidomos gjatë verës diçka që edhe pse ishte e përkohshme dhe në rajone të caktuara dha efekt negativ në rezervime.

Gjatë vjeshtës gjithashtu vihet re një rritje e vizitorëve nga vende si Franca, Gjermania, Austria por edhe më gjerë nga Europa, një grup vizitorësh ky që është kryesisht i interesuar për turizmin kulturor dhe jo për atë të rërës dhe detit në pikut në sezonin veror.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipërinë në vitin 2024 në total e vizituan 11.7 milionë të huaj me një rritje 15.2 për qind në raport me vitin 2023.

Pritshmëria është që viti 2025 të jetë sërish një vit pozitiv për turizmin si efekt i sinjaleve të para të dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë nënshkruar tashmë volumi i të cilave është deri në 25 për qind më i lartë për grupe të caktuara./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme