Sociale 23 January 2025, 14:54 Nga VNA

Tani që erdhi Trump, Rama duhet të ikë

Ndaje në Whatsapp
Tani që erdhi Trump, Rama duhet të ikë

-Nga Agim Xhafka

U vulos më 5 nëntor 2024 që president i USA do të jetë Donald Trump. Dhe ja, u bënë tre ditë që ai firmos e vulos si i tillë. Edhe këndej nga nahija jonë u bë tifozllik i madh për garën presidenciale në Amerikë. Kuptohej që larg, media e qeverisë me analistët e saj borderoistë e kishin të sigurt një fitore të Kamalës. E përpos plot argumentave shtonin dhe akuzat penale ndaj Trump. Po populli amerikan me votën e tij e dërmoi të majtën dhe ua shkundi trutë një vargu prokurorësh. Kështu i dha fitoren Trumpit.

Tani, sërish nga nahija jonë, kanë nisur ekzaltime për atë që e shanë dhe e quajtën humbës. Lëpirje e shtirje deri në pështirosje. Po kjo nuk na çudit se media shqiptare në tërësi mes jargëve jeton e shumohet. Njerëzve të thjeshtë, që janë shumica, u vjen në majë të gjuhës shprehja:

-Pse nuk ikën Rama tani që erdhi Trump?

Duket si pa lidhje, por në fakt nuk është kështu. Se ky lideri ynë, që e mori Shqipërinë nga vendi i parafundit për varfëri e na zbriti në fund, deklaroi para ca vitesh, bash në fushatë presidenciale në USA, se zgjedhja e Trump do ishte rrezik për njerëzimin dhe do dëmtonte rëndë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Shkurt për Ramën presidenti i Amerikës, në se do votohej Trump, do qe non grata për ne shqiptarët.

Tani që retë u shpërndanë, qielli u pastrua dhe në Shtëpinë e Bardhë po punon Trump duhet që kryeministri ynë të dorëzojë detyrën dhe të fillojë jetën e tij larg politikës.

Duhet të largohet që t’i qëndrojë analizës së tij që Trump është rrezik. Rrezik për botën, për njerëzit, për demokracinë dhe paqen. Pra ose të pranojë që ia futi kot e të ikë me bisht ndër shalë, ose të thotë që vërtet Trump është rrezik dhe kështu të prishë marrëdhëniet me Amerikën. Se ajo po drejtohet nga një njeri që na sjell dëm ne si Albani, të shpjegohet.

Duhet të largohet dhe për hir të qytetarëve shqiptarë që e kanë votuar. Të dalë para tyre dhe t’u shpjegojë që po dorëhiqet nga që është njeri që e mban fjalën, është konsekuent në mendim, nuk punon dot me Trump e ndaj që mos vihen në rrezik marrëdhëniet mes dy shteteve ai po e le detyrën. Ve interesin e shtetit mbi llomotitjet e tij.

Pra Rama me ardhjen e Trump nuk duhet të rrijë më në zyrën e tij. Edhe për dinjitetin si njeri. Që mos dëgjojmë nesër lavdërime prej tij dhe lëpirje për Trump se do na neveritet e do themi:

-Uf, sa njeri i pështirë.

Ramë, ik për nderin tënd, ik për dinjitetin e shqiptarëve! Ik! Mos e turpëro veten!

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme