Bota 28 September 2026, 07:28 Nga VNA

Si një “Tamagotchi” modern, por me AI: Meta prezanton pajisjen që u përgjigjet emaileve dhe bën pazarin

Ndaje në Whatsapp
Si një “Tamagotchi” modern, por me AI: Meta prezanton pajisjen

Meta po provon një mënyrë të re për ta futur inteligjencën artificiale në jetën e përditshme: një pajisje të vogël të quajtur Muse Charm, e cila mund të mbahet në xhep, në çelësa apo të vendoset në çantë.

Mark Zuckerberg e prezantoi pajisjen gjatë eventit Meta Connect. Në ekranin e vogël shfaqet një personazh i animuar dhe dizajni ka bërë që pajisja të krahasohet me lodrat elektronike Tamagotchi që u bënë fenomen në fund të viteve ’90.

Por pas pamjes së lezetshme fshihet një asistent me inteligjencë artificiale. Sipas prezantimit, Muse mund të zhvillojë biseda në kohë reale, t’u përgjigjet emaileve, të rezervojë udhëtime dhe madje të kryejë porosinë javore të ushqimeve.

Meta po e pozicionon pajisjen si një lloj shoqëruesi personal me AI që mund të përdoret pa qenë nevoja të hapësh vazhdimisht telefonin. Ekspertët e cituar nga The Guardian, megjithatë, ngrenë edhe një pikë interesante: pamja e ëmbël e pajisjes mund t’i bëjë njerëzit ta perceptojnë teknologjinë si më të padëmshme dhe të ulin vigjilencën ndaj çështjeve që lidhen me privatësinë dhe të dhënat personale.

Meta synon ta nxjerrë Muse Charm në dhjetor, ndërsa Zuckerberg ka thënë se aktualisht janë prodhuar vetëm pak pajisje të tilla. 

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme