Ekskluzive 27 June 2025, 15:16 Nga VNA

Si manipulonin komunistët kujtesën historike? VNA nxjerr dokumentet “Tepër Sekret”: Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja dhe Hafiz Ali Korça paraqiten si “armiq të popullit”

Ndaje në Whatsapp

Nga dy dokumente arkivore të vitit 1957 dhe 1958, njëri prej të cilëve i datës 4 dhjetor 1957 dhe i klasifikuar si “Tepër Sekret”, del qartë sesi pushteti ndërhynte drejtpërdrejt në manipulimin e kujtesës historike.

Në një shkresë drejtuar Liri Belishovës, anëtare e Byrosë Politike, Gjeneral-Major Zoi Themeli nga Ministria e Brendshme ngre alarmin për përfshirjen në një ekspozitë të organizuar për 45-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të fotografive të “tradhtarëve dhe spiunëve”, si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja dhe Hafiz Ali Korça.

Sipas dokumentit, këto foto i kishin shpëtuar kontrollit të rreptë të Partisë dhe Ministrisë së Brendshme. Në ekspozitë duheshin paraqitur vetëm fotografi të miratuara më parë, siç kërkohej edhe në dokumentin tjetër, një udhëzim dhe sqarim i drejtorit të Arkivës së Ministrisë së Brendshme.

Të dyja shkresat zbulojnë përpjekjen për të zhdukur nga hapësira publike figura historike që nuk përputheshin më me narrativën zyrtare. Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri dhe Hafiz Ali Korça paraqiten si “armiq të popullit”, ndërsa për këtë të fundit theksohen edhe dënimet që kishin pësuar djemtë e tij, për ta portretizuar sa më negativisht.

Këto dokumenta janë dëshmi të qarta të mënyrës se si historia zyrtare shkruhej me porosi, për të legjitimuar pushtetin dhe për të kontrolluar kujtesën historike, dhe te kaluarën.

Teksti i dok 1:

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

MINISTRIA E P. TE MBRENDSHME

" SEKRETARIATI " Nr.01- 850

" TEPER SEKRET "

Ekzemplar Nr. 1

Tirane, me 4.12.1957

SHOQES LIRI BELISHOVA

SEKRETARE E KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH. TIRANE

Ju njoftojme se veç fotografive te derguara ne Demokracite Popullore nga Agjensia Telegrafike Shqiptare, ne te cilat figurojne edhe tradhetaret e atdheut si Mustafa Kruja e Mehdi Frasheri, ne pallatin e kultures "Ali Kelmendi", me rastin e festes se 45 vjetorit te Indipendences se Shqiperise midis fotografive te patrioteve eshte ekspozuar dhe fotografia e Hafiz Ali Korçes, i cili ka qene pro regjimit te Zogut dhe i lidhur me okupacionin Italo-Gjerman, nje djale i eshte pushkatuar mbas çlirimit te Shqiperise dhe nje tjeter i denuar me 18 vjet burg si spiun i Italianeve dhe per aktivitet armiqesor.

Vet Hafiz Ali Korça si njeri i padeshirueshem ne vitin 1948

eshte shperngulur nga Tirana.

ME AUTORIZIM TE MINISTRIT P.MBRENDESH.

GJENERAL-MAJOR

( ZOI THEMELI )

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme