Ekskluzive 24 June 2025, 10:37 Nga VNA

Kur fëmijët e klasës së dytë fillore ishin objekt i Sigurimit të Shtetit. Çfarë ndodhi në shkollën Emin Duraku të Tiranës?

Ndaje në Whatsapp

“Sigurimi i Shtetit është arma e mprehtë dhe e dashur e Partisë sonë, sepse ajo mbron interesat e popullit dhe të shtetit tonë socialist kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm.” Ky citat i Enver Hoxhës për Sigurimin e Shtetit nuk ishte thjesht një formulim retorik, por përfaqësonte thelbin e kontrollit absolut mbi qytetarët në Shqipërinë komuniste, ku as fëmijët nuk i shpëtonin syrit vigjilent të Partisë dhe organeve të saj.

Një dokument arkivor i vitit 1963 e pasqyron qartë këtë paranojë të kontrollit total. Po atë vit, përfaqësuesja e organizatës bazë të Partisë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë i dërgon një njoftim Komitetit Qendror të Partisë, ku raportonte: “Kostandin Pane, nxënës i klasës së dytë, kishte gjetur në koshin e plehrave një libër gjeografie dhe një fotografi të Hrushovit, të cilën e kishte ngjitur në stendën e gazetës së murit të klasës, duke pretenduar se aty ishte edhe shoku Enver.”

Ky “gabim” i një fëmije të klasës së dytë nuk kaloi pa u vënë re. Përkundrazi, ai u trajtua menjëherë si një çështje serioze, aq sa u raportua deri në instancat më të larta të Partisë.

Teksti i dokumentit arkivor:

"Tepër Sekret"

Tiranë, me 28.T. 1963

KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

(Sekretarit te K.Q.P.P.Sh.Shokut

Rita Marko)

TIRANE

Bashkëngjitur ju dërgojmë informacionet e M.D. sekretare e organizatës baze te partisë te shkollës “Emin Duraku".

Verifikuam çeshtjet qe ngre ne informacionin e saj shoqja M. D. dhe rezulton se: A.D ka ndruar shtepine dhe me kete rast ay ka pastrue librat. Nder librat qe ay ka hedhur ne koshin e plehrave ka qene dhe libri i gjeografise me fotografi te ndryshme midis te cilave dhe fotografia e Hrushovit kur ka vene gurin e pare te pallatit te Kultures.

Kostandin Pane nxenes i klases se dyte te shkollës fillore e ka mare ne koshin e plehrave librin e gjeografise dhe ka pare fotografi te ndryshme midis te cilave edhe fotografine me Hrushovin dhe Liri Belishoven. Diten e Herë mbas dite data 21.1.1963 ne oren e dyte te mesimit ka hequr artikujt ne gazeten e murit te klases dhe ka vendosur ne to fotografine. Keto fotografi e vura thote ay sepse ishte dhe shoku Enver.

Kostandin Pane eshte djali i Petraq Panes N/drejtor dhe zv. sekretar i organizates baze te partisë ne shkollen e rezervave te ndertimit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme