Ekskluzive 21 May 2025, 21:41 Nga VNA

Kush është nipi tjetër i Xhevdet Troplinit, figurë qendrore e grupit kriminal që trafikonte kokainë

Ndaje në Whatsapp
Kush është nipi tjetër i Xhevdet Troplinit, figurë qendrore

Jo vetëm Elvis Doçi, por në grupin kriminal të Durrësit kishte dhe një tjetër nip të Xhevdet Troplinit. Bëhet fjalë për Indrit Tafilin, i cili rezulton të jetë një tjetër figurë qendrore në grupin kriminal që trafikonte kokainë dhe kryente pastrim parash.

Ky grup u godit këtë të mërkurë nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Ura,” që u zhvillua në Shqipëri dhe Itali. Erind Lasku, një tjetër familjar i Xhevdet Troplinit, merrej me pjesën e pastrimit të parave. Ai rezulton i martuar me mbesën e Xhevdet Troplinit, i njohur si Poja. Paratë “cash” transportoheshin me autobusë udhëtarësh, ndërkohë që Lasku bënte koordinimin dhe mbledhjen e parave.

Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, është një ish i dënuar për trafik heroine. Ai ka ngritur një perandori biznesi vitet e fundit dhe klani i tij kriminal shihet si më me ndikim në Durrës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme