Ekskluzive 25 May 2025, 11:38 Nga VNA

Ekskluzive / Zbardhet skema, si grupi i Visit të Pojës sillte në Shqipëri miliona euro të vendosura në qese me vakum

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive / Zbardhet skema, si grupi i Visit të Pojës sillte në

Grupi kriminal i drejtuar nga Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojës, për shkak se është nipi i Xhevdet Troplinit, një ish i dënuar me shumë influencë në zonën e Durrësit, nuk ka përdorur vetëm metodën Hawala për pastrim parash. Por ka arritur të transferojë nga Italia në Shqipëri shuma të mëdha eurosh përmes shoqërive të transportit të udhëtarëve. “Nga hetimet e deritanishme dhe nga analiza e komunikimeve në aplikacionin SkyECC, ka rezultuar se paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shoferë të autobusëve të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve, me qëllim mosdokumentimin, duke bërë të vështirë gjurmimin e tyre”, thekson prokuroria.

“Besimi i ndërtuar ndërmjet shoferëve të identifikuar të autobusëve dhe përzgjedhja pikërisht e tyre nga pronarët e parave ka qenë pika thelbësore e funksionimit të kësaj metode. Ata, në mënyrë të vazhdueshme, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për transferimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Kjo marrëdhënie është e bazuar në një ekuilibër të përfitimit reciprok, pasi edhe shoferët marrin një përqindje të caktuar për transportin e parave dhe rrezikun që të dy palët marrin përsipër. Shtetasi Musa Korca ka treguar vazhdimisht përpikmëri në transportin e parave pa incidente dhe kjo tregon një nivel qëndrueshmërie në këtë marrëdhënie bashkëpunimi”, thuhet më tej.

Sipas SPAK, janë evidentuar disa raste të transportit të parave, ku janë të përfshirë Elvis Doci, kushëriri i tij Indrit Tafili dhe Ogert Shqevi, “truri” i kompanive të Xhevdet Troplinit.

“Komunikimet ndërmjet përdoruesit të SkyECC 23Axxx, i paidentifikuar, me SkyECC C3289B, i identifikuar si Elvis Doci, fillojnë rreth datës 08.06.2020, të cilët shkëmbejnë mesazhe në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike deri tek transporti i shumave monetare nga shitja e saj”, sqarojnë hetuesit.

“Kutia me banane që arrin me datë 15, kaloja shokut t’i kontrollojë…”, i shkruan personi i paidentifikuar Elvis Docit.

Siç rezulton nga bisedat, shoferët janë të besuarit e grupit. Ata marrin përqindjen e tyre për sjelljen e parave. Paratë cash vendosen në qese me vakum dhe secili grup vendos shenjën përkatëse.

“Taksirat lë të marrë një aparat vakumi, t’i fusë ndonjë qese vetë, se ngela duke iu thënë atyre jevgjve”, shkruan Elvis Doci.

SPAK ka mundur të identifikojë disa raste të transportit të parave, ku shumat variojnë nga 75 mijë euro deri në 275 mijë euro. Transporti i parave bëhet me autobusët e kompanisë Firence Lines, ndërsa lëvizjet koordinohen dhe paratë mblidhen nga njerëzit e Xhevdet Troplinit. Në një nga rastet, Ogert Shqeveri ka koordinuar lëvizjen e 289 mijë e 700 eurove përmes një autobusi të drejtuar nga shoferi Musa Korca.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme