Ekskluzive 24 May 2025, 11:37 Nga VNA

“Vëlla, sa do për këtë çokollatën…” – Zbardhen biseda të reja të anëtarëve të grupit të Troplinëve që u godit nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
“Vëlla, sa do për këtë

Zbardhen të tjera biseda mes të dyshuarve si anëtarë të grupit kriminal që u godit në kuadër të operacionit “Ura”. Orges Molla, që përdor aplikacionin Sky ECC me PIN H1IQJ2, dhe Sueld Elezi, me PIN 81OG3O, bisedojnë për trafikimin e një sasie droge.

“Ajo kafja çfarë është? Çokollatë?… Vëlla, sa do për këtë çokollatën… komerciale…”, shkruan Elezi.

Molla i përgjigjet: “3.5… ty do të lë 3,300, që mos ta kuptojë ai çmimin, prandaj ta shkruajta me shkronja…”.

Në kuadër të operacionit “Ura” u firmosën 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali. SPAK dhe antimafia e Barit goditën grupin e Xhevdet Troplinit, i njohur si Poja. Në kërkim u shpallën dy nipat e tij: Elvis Doci, i njohur si Visi Pojës, dhe Indrit Tafili.

Biseda mes Mollës dhe Elezit:

Sueld Elezi: Ku janë këto? Po ajo kafja çfarë është? Çokollatë?… Vëlla, sa do për këtë çokollatën… komerciale?

Orges Molla: 3.5… Ty do të lë 3,300, që mos ta kuptojë ai çmimin, prandaj ta shkruajta me shkronja…

Sueld Elezi: Se jam me këtë këtu. O vëlla, për të bardhën, se do mbyllen dhe rrugët… mund t’ma biesh sot? 60 ka cash sot ky vëlla, për 5 ditë të jap të tjerat në dorë. Vëlla, më beso, është njeri korrekt. E mbyllim gjithë për 5 ditë, vëlla, është njeri korrekt. Veç të jetë e mirë. Rri i qetë vëlla…

Orges Molla: S’kam çfarë të bëj…

Sueld Elezi: 3 copa dua… Ok, vëlla, aman… Me këtë jam…

Orges Molla: E “il autista” e ka varëse…

Sueld Elezi: Ok… vëlla, mos t’i dalim fjalës…

Orges Molla: Po çfarë ka me i dalë fjalës…

Sueld Elezi: Erdhi për të zezën në Kalabri… Se e kemi për çdo gjë… Po… Vëlla… 5 në javë… Do shohim për rrugën… Vëlla… Ok… Nesër a pret?

Orges Molla: Nesër e ke aty…

Sueld Elezi: Për zot, vëlla, kam një tjetër që merr 10 bukë në javë… me një dorë… të bardhë… Se m’i tregoi… Vetëm me lekë, vëlla… Të ruajt Zoti, vëlla…

Orges Molla: Do 2 dhe ke 60 në dorë…

Sueld Elezi: Ma sill po pate mundësi… Po nesër sa të vijnë, vëlla… Ok… M’i lë tre… Vëlla… Ok…

Orges Molla: A kupton vëllain…

Sueld Elezi: Vëlla… Po, për Zotin… 2… Ok nesër… Ok vëlla, ti e di… Se ky e di për 3 bukë… Ok…

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme