Ekskluzive 3 Qershor 2025, 09:20 Nga VNA

Letra e bashkëshortes të Jusuf Gërvallës që tregon se si regjimi i Enver Hoxhës frymëzonte një pjesë të diasporës kosovare

Ndaje në Whatsapp

Pak më pak se gjashtë muaj pas vrasjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani nga shërbimet jugosllave, bashkëshortja e tij, Suzana Gërvalla, i drejtohet me një letër Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës, duke ju shprehur përkushtim, admirim ideologjik dhe mirënjohje për mikpritjen që iu bë asaj dhe fëmijëve në Shqipëri. Letra, e zbuluar në arkivat shqiptare, tregon edhe devotshmërinë e familjes Gërvalla ndaj udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, në të cilën Jusf Gërvalla paraqitet si një hero  enverist që ka jetuar dhe vepruar sipas parimeve të PPSH-së.

Por përtej emocioneve dhe retorikës revolucionare, letra dëshmon ndarjen mes dy realiteteve shqiptare gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, Kosovës dhe Shqipërisë, të ndara jo vetëm nga kufijtë politikë, por edhe nga perceptimet romantike dhe kufijtë ideologjik. Për familjen Gërvalla, Shqipëria përfaqësonte modelin ideal të çlirimit dhe socializmit të pastër, duke u mbështetur më shumë te propaganda, sesa te përvoja konkrete e jetës nën diktaturë. Letra është një reflektim i gjallë i mënyrës se si Hoxha dhe regjimi i tij vazhdonin të frymëzonin një pjesë të diasporës kosovare, edhe pse brenda Shqipërisë regjimi kishte prodhuar dekada të tëra izolimi, dhune dhe frike.

Teksti i letres:

“I DASHUR SHOKU ENVER,

E DASHUR SHOQJA NEXHMIJE,

 

Perpara se te shpreh mirenjohjen e thelle per terheqjen time ne Atdhe dhe kushtet e shkelqyera qe me jane krijuar (pa permendur ngazellimin dhe nderin qe na shkaktoi mua dhe femijeve vizita e shoqes Nexhmije): perpara se te shenoj falenderimet nga thellesia e zemrave te te tre femijeve, qe UDB-a jugosllave u perpoq t’i linte jetime, duke vrare tim shoq, Jusufin, por harruan se per bijte e vertete te Shqiperise eshte prinjdja kurre e pavdekshme-Partia.

E kam amanet, Shoku Enver, t’Ju perçoj dashurine, respektin dhe mirenjohjen e pakufishme te burrit tim, Jusuf Gervalla! Kemi jetuar me buke e pa buke, emri juaj na ka dhene force, mesimet tuaja na kane ndriçuar rrugen. Zerin tuaj e kemi perçuar tek zemrat e kosovareve. Im shoq, Jusufi, ishte publicist, poet, kompozitor, piktor; por nuk mburrej me asgje, perveç me fjalet “JEMI ENVERISTE”. Ai dinte permendsh pasazhe te tera nga te gjitha veprat tuaja. Sa here ne halle, brenga e mjerime ne boten e betershme perendimore ne kemi folur goja gojes, duke u ruajtur mos na pergjonin edhe muret, permendim PPSH-ne e na ne refketinte zemra. Kemi enderruar per te ardhshmen e Kosoves. Ne çdo episod te bisedave, deshirave dhe enderrimeve te ndezura strumbullar ka qene emeri juaj, i cili sa eshte i dashur dhe i shtrenjte per Kosovaret, aq eshte bere i njohur ne tere boten. Kemi hequr kafshaten prej goje per te botuar gazeta e revista, ku kemi asimiluar mesimet dhe bindjet tuaja patriotike-politike-filozofike dhe i kemi shperndare duke perbiruar permidis ordive te agjentures jugosllave dhe te te gjitha ngjyrave reaksionare.

Jam krenare qe im shoq, Jusuf Gervalla, vertet ra ne frontin me tragjik te ideologjise dhe te patriotizmit, por mund te them me thjeshtesi se ai arriti te krijoje nje berthame revolucionaresh sipas mesimeve te PPSH- se qe do te vazhdoje luften deri ne fitore! Jane revolucionare, patriote te tille qe kane vetem nje alternative: “Me vdeke, ose me fitue!” Pranaj nuk mund t’ua trondite asgje qellimin e fitores!

Im shoq me dy plumba te UDB-es ne shpatull, me te tretin ne bark, kur e ndanin disa sekonda nga jeta, porositi:

“Femijet te m’i rritesh trima! Edhe kur te uleni, edhe kur te ngriheni emrin e shokut Enver do ta keni ne goje!”

Amanetin e Jusufit e kryejme ne, edhe Ergoni katervjeçar perdor si himn vargjet qe ia ka mesuar i ati:

“Jam i vogel, kurrgja s’di,

Veç dy fjale per Shqiperi,

Per flamurin kuq e zi,

Per ENVERIN, per PARTI!”

 

Diten qe jemi nisur per ne Atdhe, jam betuar perpara varrit te Jusufit, betohem edhe perpara Juve, shoku Enver, se rrugen e Jusufit do ta ndjek, do te jem gati te jap gjithçka prej vetes ku e lyp interesi i Atdheut dhe i Partise, do t’i edukoj femijet edhe me tej me frymen e larte te partishmerise proletare, do te ndjek fakultetin per t’u bere sa me e afte.

 

Se fundi, s’di si t’Ju falenderoj qe midis gjithe atyre puneve qe keni, si Ju, ashtu edhe shoqja Nexhmije, gjeni rastin te na kujtoni me dhurata qe na rritin krenarine mua dhe femijeve te mij. Kam nje kerkese, ndoshta te tepert, do te doja nje shenim nga dora Juaj, shoku Enver, qofte edhe ne nje nga librat qe me keni dhuruar, asisoj, me behet se do t’i behej qejfi e do te krenohej edhe Jusufi ne varr, atje larg ne dhe te huaj!

 

Ju perqafojme me mall dhe ju urojme jete te gjate

Une, Suzana, femijet: Premtoni, Donika, Ergoni

 

Tirane, me 28 - 6 - 1982

 

SHENIM:

Si Jusufi, ashtu edhe une enderren me te madhe te jetes e kemi pasur te pranoheshim si komuniste ne gjirin e PPSH. Isufi ra, une shpreh deshiren e zjarrte te behem komuniste duke qene ne gjendje te permbush te gjitha kushtet qe parashikon Statuti!”

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme