Ekskluzive 27 May 2025, 09:00 Nga VNA

Ekskluzive/ SPAK kërkon nga Holanda kodet e Matrix të disa kriminelëve shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ SPAK kërkon nga Holanda kodet e Matrix të disa

Pasi siguroi përgjimet e aplikacionit të koduar Sky ECC, SPAK po bashkëpunon me autoritetet e hollandeze që të ketë në duar përgjimet e aplikacionit MATRIX që u zbërthye disa muaj më parë. Në kuadër të disa hetimeve të rëndësishme që po zhvillon prokuroria e posacme ka vlerësuar edhe marrjen e të dhënave të Matrix. Ndaj përmes disa letërporosive janë kërkuar komunikimet në Matrix të disa prej subjekteve që SPAK ka nën hetim dhe kryesisht bëhet fjalë për eksponentë të krimit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Njëherazi, prokuroria ka kërkuar nga autoritetet holandeze që t’iu vënë në dispozicion vendimet që lidhen me vlefshmërinë dhe përdorshmërinë e të dhënave të përfituara nga aplikacioni i koduar Matrix.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se janë dërguar disa letërporosi dhe krahas përgjimeve në Sky ECC ndaj njerëzve të botës së krimit si provë në proces do të përdoren në të ardhmen edhe të dhënat e aplikacionit Matrix.

Matrix ishte një platform e koduar e cila u përdorur gjerësisht nga personazhet e botës së krimit, që organizonin trafikun e drogës, pastronin para apo urdhëronin atentate mafioze. Që kur platforma e zbërthye, autoritetet e huaja pranuan se ishte përdorur edhe nga shqiptarët. Për herë të parë, Matrix u zbulua në celularin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari holandez në 2021.

Europoli theksoi se Matrix është një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme