Ekskluzive 31 May 2025, 14:53 Nga VNA

Zhurmuesi televiziv si mjet i diktaturës për të izoluar shqiptarët edhe mendërisht

Ndaje në Whatsapp

Pas vitit 1974, Shqipëria hyri në fazën më të thellë të izolimit të saj historik. Pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Kinën, regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi mbylljen e çdo dritareje komunikimi me botën e jashtme. Jo vetëm kufijtë tokësorë mbetën të blinduar, por edhe ajri u bë i pakalueshëm. Nisi zhurmimi sistematik i sinjaleve televizive nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia.

VNA ka siguruar një dokument zyrtar të vitit 1974, ku Drejtori i Postave dhe Komunikacioneve, Perikli Pani, i dergon Hysni Kapos planin për vendosjen e dhjetëra aparateve zhurmuese në zonat kufitare, për të bllokuar çdo valë televizive të huaj.

“Me vënien ne pune te gendrës transmetuese televizive te Dajtit u arrit te mbulohet rreth 20% e sipërfages së vendit tonë, krye-sisht zonat fushore dhe bregdetare, ku banojne rreth 45% e popullsise.  Per zgjerimin e mbulimit te vendit me sinjal televiziv, ne zonat kufitare dhe gendrat me popullsi me te dendur, vitet e fundit janè vendosur dhe do te vendosen disa persëritesa televizive te mon-tuar ne vend; deri në fund te vitit 1974 siperfagja e mbuluar pritet te arrijë në 30% kurse si popullsi rreth 68%. Deri tani janë vendosur 18 cope persëritisa televizive ne këto vende: Kukës, Fierz, Puke, Peshkopi, Elbasan, Bulqizë, Librazhdë, Pogradec, Korçë, Ersekë, Çorovodë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Berat, Orikum dhe Poliçan (Berat)” - thuhet ndër të tjera në dokument.

Kjo masë bashkë me zgjerimin e rrjetit të transmetuesve të brendshëm, synonte të forconte monopolin e vetëm ideologjik: Zërin e Partisë. Në këtë mënyrë, izolimi i Shqipërisë nuk ishte më vetëm politik apo diplomatik, ai shtrihej mbi mendjet, veshët dhe sytë e qytetarëve të saj.

Shqipëria u kthye në një vend ku edhe valët u ndaluan, ku çdo fjalë që vinte nga jashtë konsiderohej kërcënim, dhe ku vetmia ideologjike u ngrit në normë shtetërore. Ishte ky fillimi i mbylljes totale të vendit që do të zgjaste deri në fundin e regjimit më 1991.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme