Ekskluzive 23 June 2025, 15:00 Nga VNA

Qeveri–SPAK, luftë për kreun e BKH-së. Përplasje për emrin e Haki Çakos

Ndaje në Whatsapp
Qeveri–SPAK, luftë për kreun e BKH-së. Përplasje

 

Përpjekjet e qeverisë për të emëruar në krye të BKH-së të besuarin e saj, që VNA denoncoi disa javë më parë, tashmë janë bërë të dukshme.

Emri që ka përplasur SPAK-un me qeverinë është ai i Haki Çakos, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili është një nga 13 kandidatët në garë për të marrë drejtimin e institucionit që ndihmon SPAK-un në hetimet për bosët e krimit dhe politikanët e korruptuar.

Duket se Çako, një emër që nuk ishte lakuar thuajse fare si kandidat, plotëson të gjitha “kushtet” që i përshtaten qeverisë për të kontrolluar në mënyrë indirekte strukturën antikorrupsion.

Emërimi i tij në krye të BKH-së i mundëson qeverisë që të ketë informacion për çdo lëvizje të prokurorëve të posaçëm, sa i përket hetimeve, vëzhgimeve, sekuestrimeve, etj. Për këto arsye, Çako duhet në atë pozicion, për shkak se më herët e ka dëshmuar devotshmërinë e tij për të shërbyer.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Por mesa duket, Çako i shërben mirë shefit të radhës. Ndaj emri i tij është bërë shkak për përplasje të forta brenda SPAK mes anëtarëve të komisionit përzgjedhës.

Një prej anëtarëve të komisionit përzgjedhës me prokurorë të SPAK duket se favorizon Çakon, ndërsa drejtuesi Altin Dumani dhe një anëtar tjetër janë për një konkurs të hapur ku në finale të propozohet për emërim në KLP kandidati që kalon me sukses çdo fazë.

Lufta për të zgjedhur mes të preferuarit të qeverisë dhe të përzgjedhurit të SPAK duket se do të jetë e ashpër dhe për këtë janë në dijeni edhe institucionet ndërkombëtare që asistojnë Prokurorinë e Posaçme në aktivitetin e saj.

Nëse qëllimi i qeverisë nuk arrihet përmes ndikimit te komisioni përzgjedhës, burimet thonë se do të bëhet çmos që kandidatura e dërguar në KLP të rrëzohet pikërisht nga ky institucion, edhe pse kompetencat kufizuese të këtij parashikojnë vetëm “noterizimin” e kandidaturës që do të përzgjedhë komisioni i përbërë nga prokurorët e SPAK.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme