Sociale 20 August 2026, 19:09 Nga VNA

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta arrin 219 lekë dhe benzina mbi 2 mijë lekë për litër

Ndaje në Whatsapp

fdvfvdfvd.jpg

Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë.

Prej pasdites të ditës së djeshme çmimi i naftës ka arritur 219 lekë për litër nga 215 lekë që ishte më parë. Nafta është rritur me 4 lekë për litër.

Shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe për çmimin e benzinës. Nga 198 lekë për litër, ka arritur 2025 lekë për litër. Rritja e benzinës është me 7 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës ka reflektuar luhatjet e çmimeve në bursat e huaja.

Çmimi i naftës Platts në bursat e huaja që shërben si bazë përllogaritje për zhdoganimin dhe çmimet vendase ka arritur në 1,450 USD/ Ton nga 1,300 USD/Ton që ishte rreth 5 ditë më parë.

Importuesit vendas parashikojnë se nëse përshkallëzimet e luftës do të vijojnë çmimet e naftës me shumicë do të vijojnë  të rriten. Në këtë situatë sipas tyre e vetmja masa që do të përmbante çmimet është ulja e taksave për naftën.

Edhe sipas analizave të mediave të huaja, çmimet e naftës këtë të enjte u rritën në nivelet më të larta të tre javëve, të nxitura nga shqetësimet si dhe ngërçi lidhur me luftën në Iran, që do të vazhdojë të pengojë furnizimin nga rajoni kryesor prodhues i naftës në Lindjen e Mesme.

Për analistët e tregjeve të huaja shqetësimi kryesor është Hormuzi. Nëse ngushtica mbetet e bllokuar ose konflikti përshkallëzohet, çmimi i naftës Platts mund të shkojë edhe deri 2 mijë USD për ton.

Tregu i naftës mbetet i përqendruar te Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) përpara se të fillonte lufta SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.

Po ashtu rritja e Brent mbi 91 dollarë për fuçi tregon se tregtarët po llogarisin një primi më të lartë rreziku.

Ndërkohë, dërgesat e naftës nga portet perëndimore të Rusisë kanë rënë në rreth 2.3 milionë fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të gushtit, 15% më pak se plani fillestar i ngarkimeve, për shkak të ndërprerjeve në portin e Detit të Zi, Novorossiysk./Monitor.al/

Video

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së. Nga arrest shtëpie, ndaj tij u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momente dramatike janë regjistruar në ujëvarën Mae Sa, në Chiang Mai të Tajlandës, ku një përmbytje e befasishme mori përpara disa turistë brenda pak sekondash. Pamjet tregojnë ujin që vërshon me forcë, ndërsa disa persona humbin ekuilibrin dhe rrëmbehen nga rrjedha. Rojet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin të gjithë në siguri. Fatmirësisht, turistët shpëtuan pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta. Autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar gjatë sezonit të shirave, kur përmbytje të tilla mund të ndodhin papritur.

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin Carlisle, në Pensilvani, ku një avion i vogël Cessna 150 u përplas me një helikopter Bell 407 të Policisë së Shtetit. Nga përplasja humbi jetën piloti 57-vjeçar Paul Sokoloski, ndërsa dy efektivët që ndodheshin në helikopter mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e fortë të përplasjes, teksa helikopteri ndodhej pranë tokës. FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Një grua ka mbetur e habitur pas eksperiencës së saj të parë me dërgesën me dron, kur porosia e saj nga Amazon, në vend që të mbërrinte e sigurt në oborr, përfundoi direkt në pishinë. Droni mbërriti mbi banesë për të dorëzuar pakon, por momenti teknologjik nuk shkoi tamam sipas planit: paketa u lëshua dhe ra në ujë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme