Sociale 9 November 2026, 09:53 Nga VNA

Shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë, dyshohet për lidhje me ujin e pijshëm

Ndaje në Whatsapp
Shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë, dyshohet

Është shtuar numri i banorëve të lagjeve “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori” në Vlorë që kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal pasi kanë shfaqur të vjella dhe diarre. Pacientët kanë marrë serum dhe janë kthyer në banesat e tyre pa pasur nevojë për shtrim.

Dyshohet se rastet mund të lidhen me ujin e pijshëm. Në të dyja lagjet, furnizimi me ujë ishte rikthyer pas një ndërhyrjeje për riparimin e rrjetit të ujësjellësit.

Nga analizat e ujit, në dy mostra raportohet se është konstatuar mungesë klori, ndërsa në disa mostra të tjera parametrat kanë rezultuar brenda normave.

Shkaku i simptomave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Mbetet për t’u përcaktuar nëse rastet kanë lidhje me cilësinë e ujit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme