Sociale 8 November 2026, 11:32 Nga VNA

Amoniak dhe ndotje fekale në ujë! Thellohet skandali në Vlorë, pas fëmijëve të kopshtit nr.10, edhe të rritur përfundojnë në spital

Ndaje në Whatsapp
Amoniak dhe ndotje fekale në ujë! Thellohet skandali në

Alarm është ngritur për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, pas dyshimeve për helmimin e disa fëmijëve në kopshtin nr. 10 të qytetit. Gjatë ditës së djeshme, 7 fëmijë janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të vjellash dhe diarreje, ndërsa 5 prej tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Dyshimet e para lidhen me konsumimin e ujit në ambientet e kopshtit, ndërkohë që situata është bërë edhe më shqetësuese pasi në spital janë paraqitur edhe persona të rritur me simptoma të ngjashme.

Sipas informacioneve të siguruara, analizat e kryera në depozitën e ujit të kopshtit nr. 10 kanë evidentuar probleme serioze me cilësinë e tij. Fillimisht është konstatuar prani e amoniakut dhe mungesë e klorit, ndërsa rezultatet e mëvonshme kanë zbuluar edhe ndotje fekale.

Megjithatë, mbetet ende për t'u përcaktuar nëse uji i kontaminuar është shkaktari i drejtpërdrejtë i problemeve shëndetësore të fëmijëve dhe qytetarëve të tjerë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, sipas informacioneve, ende nuk janë marrë mostrat e nevojshme të ujit për analiza të mëtejshme lidhur me rastet e dyshuara të helmimit, pavarësisht shqetësimeve të ngritura.

Prania e ndotjes fekale në ujin e pijshëm përbën një rrezik serioz për shëndetin, pasi mund të shoqërohet me baktere dhe mikroorganizma që shkaktojnë infeksione gastrointestinale, të cilat manifestohen kryesisht me të vjella, diarre dhe dhimbje barku.

Mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë po monitoron situatën në rrjetin e ujësjellësit, duke kryer analiza periodike çdo dy orë. Ndërsa analizat e mëparshme të ujit të marrë drejtpërdrejt nga rrjeti kanë rezultuar të pastra, problematikat e evidentuara në depozitën e kopshtit kanë ngritur pikëpyetje mbi kushtet e ruajtjes dhe sigurinë e ujit që konsumohet nga fëmijët.

Shtimi i pacientëve me simptoma të ngjashme në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shtuar shqetësimet se problemi mund të mos jetë i kufizuar vetëm në ambientet e kopshtit nr. 10.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme