Sociale 7 November 2026, 17:13 Nga VNA

Video/Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë në spital me lëndime dhe shenja asfiksie

Ndaje në Whatsapp

Video/Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e banorëve.

Disa persona janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar lëndime dhe kanë shfaqur shenja asfiksie nga tymi.

Banorët kanë thyer xhamat për të mundësuar largimin e tymit, ndërsa efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë ndihmuar në nxjerrjen e tyre nga ndërtesa.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, por shkaku mbetet për t’u konfirmuar. Në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse dhe policia po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe zbardhjen e rrethanave.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme