Kronika 14 July 2024, 12:14 Nga VNA

Atentati i dështuar me tritol në Elbasan, pronar i banesës një kontigjent krimi, po hetohet lidhja e tij me dy motrat nga Lezha. 26-vjeçari u plagos aksidentalisht

Ndaje në Whatsapp
Atentati i dështuar me tritol në Elbasan, pronar i banesës

Enea Themollari është 26-vjecari që mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi i një sasie tritoli në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte në Elbasan. Ai është trasportuar në spital ku po mbahet në trajtim intensiv, pasi ka dëmtime në kokë për shkak se nga shpërthimi është shkëputur dera e banesës së komshiut të tij dhe e ka zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen “Haxhias”, në Elbasan ku në katin e 4 të një pallati shpërtheu një sasi tritoli.

Në apartament banonin dy motra nga Lezha. Njëra nga motrat i tha policisë se ka dy vite që jeton në këtë apartament pasi qiraja është më e ulët se në Tiranë. Vajza tha se merret me mirëmbajtjen e faqeve të ndryshme ne rrjetet sociale. Motra tjetër sipas policisë kishte shkuar në Elbasan së fundmi dhe jetonin në të njëjtin apartament.

Policia është duke hetuar për të identifikuar shënjestren e atentatit me eksploziv.

Themollari përjashtohet të jetë target i sulmit, për shkak se ai është plagosur aksidentalisht.

Në lidhje me dy motrat, policia ka dyshime të forta, që mund të kenë qenë objekt i sulmit, por ata të dyja kanë mohuar të kenë konflikte apo probleme me ndonjë person.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se në shënjestër mund të ketë qenë pronari i apartamentit Besnik Braka njohur edhe me emrin Nik Vojaçek, e po ashtu po heton lidhjen dhe njohjen e dy motrave me të.

59-vjecari është një emër shumë i njohur i botës së krimit në Elbasan. Ai është ekstraduar në 2013 nga Gjermania drejt Shqipërisë për shkak se me vendimin e datës 12.01.2009, gjykata për Krime të Rënda e ka dënuar me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “trafikim armësh dhe municionesh”, “prodhim e shitje narkotikësh”, “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Në 2013 ai u dënua edhe për akuzën e korrupsionit aktiv të gjyqtarëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme