Kronika 12 July 2024, 10:38 Nga VNA

Çështja Babale/ Shtyhet gjyqi ndaj Ervin Salianjit

Ndaje në Whatsapp
Çështja Babale/ Shtyhet gjyqi ndaj Ervin Salianjit

Procesi ndaj deputetit Ervin Salianji vazhdon të shtyhet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Këtë të premte në gjykatë mbërritën dy avokatë të rinj Redi Ramaj e Marash Logu që do të mbrojnë interesat e Salianjit.

Per shkak se ata kanë hyrë rishtas në proces kërkuan kohë të njihen me dosjen e cila është voluminoze. Avokati i Geron Xhafajt, vëllai i ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili është palë e dëmtuar në procesin penal tha se është strategji për të zvarritur procesin. Gjykata iu dha kohë deri më datë 25 korrik kur do të zhvillohet seanca e radhës.

Salianji është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për të ashtuquajturën cështja Babale për kallëzim të rremë. Sipas prokurorisë Salianji bashkë me Albert Veliun i njohur me nofkën Babale dhe Fredi Alizotin inksenuan prova, për të implikuar vëllain e ish-ministrit në trafik droge.

Fredi Alizoti sipas Prokurorisë imitoi në audiopërgjim zërin e Geron Xhafaj.

Ky i fundit më herët është dënuar në Itali për cështje droge. Në momentin që shpërtheu skandali pasi audiopërgjimi u publikua nga zyrat e PD-së nga deputeti Salianji, Geron Xhafaj udhetoi drejt Italisë dhe vuajti dënimin.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme