Kronika 13 Korrik 2024, 14:08 Nga VNA

Lëshoi 8 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, por të akuzuarit jashtë vendit, SPAK ende asnjë reagim! Po arrestime të zyrtarëve të bashkisë Tiranë do ketë?

Ndaje në Whatsapp
Lëshoi 8 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, por

Kur Tirana zien nga lajmi se SPAK ka firmosur urdhër-arreste të reja për aferën e inceneratorit të Tiranës, një aferë që ka përlarë miliona euro nga taksat e kryeqytetasve dhe incenertatori nuk ekziston, institucioni i shumëpërfolur i drejtësisë në vend, nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje sensitive.

Ajo që dihet deri më tani është se nga 8 urdhër arreste me burg të miratuara nga Gjykata e Posacme, asnjë prej të dyshuarve nuk është arrestuar, pasi rezultojnë se ndodhen jashtë vendit.

Në kërkim janë shpallur, Denisa Tollkuci, Dashamir Ymeraj, Ilir Dedja, Endrit Habilaj dhe Renardo Nallbani.

Policia ka ushtruar kontroll në banesat e këtyre personave, por vetëm kaq.

Po cilët janë 5 shqiptarët që tashmë kërkohen nga policia dhe cili është roli i tyre në këtë aferë?

Tollkuci, rezulton të jetë administratore e  kompanisë ‘Integrated Technology Services’, e Klodian Zotos, emëruar më 11 qershor 2020.

Dashamir Ymeraj, rezulton i përfshirë në një skemë evazioni fiskal dhe ka qenë në marrëdhënie financiare me kompaninë ITS të Klodian Zoto.

Ymeraj është administrator i kompanive Elvis – Coo, Elvis 03 Grup, Elvis Coo dhe Elvis 03.

Ilir Dedja, është ish -ortak biznesi me Mirel Mërtirin, një prej dy pronarëve faktikë të inceneratorit të Tiranës, njëherazi garantor i kontratës së qirasë së apartamentit ku po qëndron ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Lugano të Zvicrës.

Endrit Habilaj, është me profesion gazetar dhe ka transaksione me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton me disa kompani në emër të tij. Nallbani nga ana tjetër, rezulton të jetë i implikuar të marrëveshja e depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për pastrim parash dhe grup criminal.

Përtej këtyre 5 emrave dhe 3 të huajve të shpallur në kërkim, pyetja e madhe është: a ka urdhra të tjerë të firmosur nga SPAK? Nëse po, për kë janë firmosur këto urdhra? A ka zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës për të cilët është firmosur një masë? Cfarë ka të vërtetë lidhur me lajmin që qarkulloi në disa media online pak javë më parë lidhur me bllokimin e pasaportës së kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj?

A ka SPAK një hetim për dekonspirim lidhur me këtë hetim që ka shkaktuar përplasje politike, por edhe një zemërim në mbarë opinionin publik.

SPAK duhet tu japë përgjigje këtyre pyetjeve dhe jo vetëm. Inceneratori i Tiranës është “basti” i madh dhe testi më i rëndësishëm për Prokurorisë së Posacme për të dëshmuar pavarësinë e saj nga Edi Rama e maxhoranca./VNA.al/

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme