Kronika 12 July 2024, 22:53 Nga VNA

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, arrestohen 19 persona në Tiranë, mes tyre dhe një punonjës i KLSH

Ndaje në Whatsapp
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, arrestohen 19 persona

Policia e Tiranës ka ekzekutuar megaoperacionin “Tempulli 3”, ku në pranga janë vënë 19 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Mes të arrestuarve është dhe shtetasi Rezart Maqellara me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Policia sqaron se ky person nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

 

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Personat e arrestuar janë: Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila,  Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme