Kronika 6 May 2025, 18:01 Nga VNA

Sherri në Laç që përfundoi me 4 të plagosur dhe një viktimë, lihen në burg dy autorët

Ndaje në Whatsapp
Sherri në Laç që përfundoi me 4 të plagosur dhe

Gjykata e Lezhës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dyshuar për përplasjen me armë në Lac, ku për pasojë humbi jetën 1 person dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre dhe një e moshuar shitëse ambulante. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në rrugën që të con tek Kisha e Lacit. Sipas policisë, Klevis Ndreca po udhëtonte në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi me miqtë e tij Liridon Ismailajn dhe Gerald Bitrin.

Konflikti mes të rinjve nisi pasi makinat në lëvizje, prekën pasqyrat. Në momentin që kanë lënë të sqarohen ata kanë nxjerrë armët dhe kanë qelluar. Sipas policisë, Klevis Ndreca plagosi Gjeloshin, Amarildo Ndojin, Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin, ky i fundit ndërroi jetë në spital. E plagosur mbeti edhe Angjelina Gjezaj, e cila shiste qirinj për besimtarët që shkonin në Kishën e Laçit.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme