Kronika 6 Maj 2025, 17:45 Nga VNA

Raporti i fundit i Europol për Krimin e Organizuar: Impakt dhe reflektim zero në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Raporti i fundit i Europol për Krimin e Organizuar: Impakt dhe reflektim

Ndërsa opinioni publik është zënë peng nga slogane politike dhe përplasje banale, një raport tronditës i EUROPOL-it ka kaluar thuajse pa u vënë re nga mediat — një alarm i heshtur që tregon se krimi i organizuar në Evropë nuk është më ai që kemi njohur. Në prag të zgjedhjeve politike, kur votuesit meritojnë qartësi për rreziqet që kërcënojnë shoqëritë tona, ky dokument zbulon një fytyrë të re dhe të shformuar të krimit: më inteligjente, më digjitale, më e infiltruar dhe më e rrezikshme. Ndërkohë që retorika politike është plot me slogane për “siguri” dhe “ligj dhe rend”, rrjetet kriminale po përdorin inteligjencën artificiale, të dhënat personale dhe dobësitë shtetërore për të ndërtuar perandori që nuk njohin kufij.

Sipas EUROPOL, Krimi i organizuar në Evropë po kalon një transformim të thellë dhe të rrezikshëm. Njësoj si ADN-ja përcakton strukturën e jetës, edhe krimi i organizuar po riformëson vetveten në një botë të tronditur nga pasiguria globale, digjitalizimi dhe teknologjitë e reja. Kjo është përmbledhja alarmante e raportit më të fundit të EUROPOL-it, SOCTA 2025, i cili identifikon një “ADN të re kriminale” që sfidon thelbin e rendit dhe sigurisë në Bashkimin Evropian (linku këtu https://www.europol.europa.eu/publication-events/main-reports/changing-dna-of-serious-and-organised-crime).

Tre kolonat e rreziqeve të shtuara të krimit të ri mund të përmblidhen si më poshtë:

1. Krimi po bëhet gjithnjë e më destabilizues. Ai nuk është më vetëm një kërcënim për sigurinë publike, por godet në themelet e institucioneve, duke përdorur korrupsionin, pastrimin e parave dhe dhunën për të influencuar jetën politike dhe ekonomike të vendeve të BE-së. Rrjetet kriminale gjithnjë e më shumë bashkëpunojnë me aktorë të huaj në skema hibride ndikimi.

2. Krimi ushqehet nga interneti. Sot, pothuajse çdo aktivitet kriminal ka një komponent digjital. Nga mashtrimet online dhe ransomware te trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, interneti është bërë teatri i ri i operacioneve kriminale. Të dhënat personale janë shndërruar në "valutën" e re të fuqisë kriminale – të vjedhura, tregtuara dhe përdorura për qëllime të paligjshme.

3. Krimi përshpejtohet nga inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e reja. AI po e bën krimin më efikas, më të fshehtë dhe më të shkallëzueshëm. Nga inxhinieria sociale e automatizuar te prodhimi i materialeve të abuzimit seksual me fëmijë apo manipulimi i tregjeve, AI është tashmë një mjet në duart e rrjeteve kriminale.

 

Në këtë peizazh të ri, raporti veçon shtatë fusha ku krimi po sofistikohet dhe rreziku po thellohet:

1. Sulmet kibernetike – me objektiva strategjikë si qeveritë, infrastruktura kritike dhe bizneset, shpesh të lidhura me interesa shtetërore.

2. Mashtrimet online – të ndihmuara nga AI dhe të bazuara në sasi të mëdha të dhënash të vjedhura.

3. Abuzimi seksual online me fëmijë – ku AI gjenerative përdoret për krijimin e materialeve dhe rekrutimin përmes rrjeteve sociale.

4. Kontrabanda e migrantëve – me tarifa marramendëse dhe abuzim ekstrem, veçanërisht në kontekste krizash politike dhe humanitare.

5. Trafikimi i drogës – me rrugë, metoda dhe tregje të reja, si dhe përfshirje gjithnjë e më të lartë të të rinjve në BE.

6. Trafikimi i armëve – i përshpejtuar nga tregjet online dhe teknologjitë e reja të prodhimit.

7. Krimi mjedisor (mbetjet) – një sektor fitimprurës ku kriminelët përdorin kompani të ligjshme për të evituar kontrollin dhe për të ndotur mjedisin.

Në këtë peizazh në ndryshim, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje kyçe për rrjetet kriminale që operojnë në Evropë. Zona shërben si korridor për trafikimin e drogës, armëve dhe migrantëve, ndërsa lidhet ngushtë me rrjete kriminale që kanë shtrirje në vendet e BE-së. Dobësitë institucionale, mungesa e kapaciteteve për ndjekje penale dhe korrupsioni në nivel lokal e bëjnë rajonin një terren të përshtatshëm për operacionet ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor kanë qenë veçanërisht aktive në trafikun e kokainës, në bashkëpunim me kartelet nga Amerika Latine, si dhe në përdorimin e porteve evropiane si Antwerp, Rotterdam, etj., për hyrjen e ngarkesave ilegale në kontinent.

Në konkluzion, sipas EUROPOL-it, krimi i organizuar nuk është më i strukturuar si në të kaluarën, por është më inteligjent, më fleksibël dhe më i integruar me teknologjinë moderne. Ndërsa institucionet e BE-së përpiqen të ndjekin ritmin, ADN-ja kriminale vazhdon të evoluojë – dhe kërkon një përgjigje po aq dinamike, të bashkërenduar dhe teknologjikisht të avancuar.

Në këtë realitet të ri, edhe Shqipëria nuk është imune: pozicioni gjeografik strategjik, problemet institucionale dhe influencë e krimit të organizuar në ekonomi dhe politikë e bëjnë vendin jo vetëm një korridor për trafik ndërkombëtar, por edhe një terren ku ndikimi i krimit të organizuar mund të deformojë edhe vetë proceset demokratike dhe cënojë shtetin ligjor.

Video

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen 12 në Durrës. Babai plagos me thikë vajzën e tij në mes të rrugës. E plagosura u transportua drejt spitalit rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ngjarje ka mbetur dhe një i dëmtuar Detajet në përditësim..

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme