Kronika 5 May 2025, 10:54 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në gjyq: S’kam pasur kurrë SKY ECC, erdha vetë nuk më ekstraduat

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në gjyq: S’kam pasur

Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas para gjykatës së Posaçme. "Më thoni pse e ke lënë dosjen pa asnjë veprim hetimor dhe me ke dënuar vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit. Ashtu sic ta solli Elbasani", deklaroi

Çapja. Ai tha se nuk e njoh Nuredin Dumanin dhe si ka kërkuar asgjë për Sokol Sanxhaktarin. "Unë nuk kam pas Sky ECC. Më tregoni Sky tim", tha ai. Florenc Çapja reagoi dhe lidhur me ekstradimin. "Unë pranova të vija. Isha në Stamboll 3 orë i lirë. Mund të ikja. Pse e shisni sikur më keni ekstraduar", tha ai.

Çapja është dënuar me burg përjetë për vrasjen e babë e bir në 2012. Ndërsa dyshohet për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Çapja njihet si kundërshtar i Suel Çelës.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme