Kronika 4 May 2025, 08:51 Nga VNA

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë prej të plagosurve, arrestohen dy të dyshuarit

Ndaje në Whatsapp
Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë prej

Një prej të plagosurve në përplasjen me armë në Laç ditën e djeshme ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Geri Bitri nuk iu ka mbijetuar dot plagëve me armë zjarri. Ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet në spital erhe Amarildo Ndoj.

Tre të plagosurit e tjerë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe e moshuara Angjelina Gjezaj janë në gjendje të stabilizuar.

Njoftimi

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.

Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta (aksident rrugor me dëme shumë të vogla materiale) dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve ⁠Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme