Kronika 3 May 2025, 16:18 Nga VNA

Sulmi me armë në Laç, dy prej të plagosurve në gjendje të rëndë – makina e autorëve digjet në Balldre

Ndaje në Whatsapp
Sulmi me armë në Laç, dy prej të plagosurve në

Dy prej personave të plagosur në një sulm me armë zjarri në Laç ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës. Bëhet fjalë për Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç. Tre personat e tjerë të plagosur – Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe e moshuara Angjelina Gjezaj – janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë në gjymtyrët e poshtme.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë, kur një person i armatosur me pistoletë qëlloi ndaj disa të rinjve, duke i lënë të plagosur. Një nga plumbat goditi edhe një grua të moshuar që shiste qirinj në trotuar.

Makina e përdorur nga autorët është gjetur e djegur në Balldre të Lezhës. Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe po vijon hetimet.

Reagimi i Policisë

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme