Kronika 2 May 2025, 17:20 Nga VNA

Kundërshtari i Suel Çelës, mbërrin në Rinas nga Dubai. Florenc Çapja do të vendoset në burg të sigurisë së lartë

Ndaje në Whatsapp
Kundërshtari i Suel Çelës, mbërrin në Rinas nga

Florenc Çapja mbërrin në Rinas nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nën masa të rrepta sigurie, i dënuari me burgim të përjetshëm do të shoqërohet në një burg të sigurisë së lartë. 44-vjeçari, që u ekstradua nga Dubai, është nipi i Ardian Çapjas, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal. Të dy janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit për hakmarrje. Grupi Çapja njihet për përplasjet me Suel Çelën.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme